Milan merr lajmin e madh

21:37 | 13 December 2018

Kapiteni i MIlanit, Romagnoli do të kthehet të luajë në ndeshjen e ardhshme që skuadra e tij do të ndeshet me Bolognen.

Sipas njoftimeve, pasi Romagnoli është rikthyer në trajnim me pjesën tjetër të skuadrës, kapiteni i Rossonerëve duhet të jetë në skuadrë ndaj Bolognas të martën e ardhshme.

Mbrojtësi pësoi një lëndim të muskujve disa javë më parë, gjë që shkaktoi një krizë mbrojtëse për ekipin e tij.

Megjithatë, tani që ai dhe Musacchio janë kthyer në stërvitje, gjërat duken shumë më mirë për Milanin. /ORAinfo/

Komento: