Milan merr lajmin e madh

14:31 | 24 Dhjetor 2018

Milinkovic-Savic ka konfirmuar se do të largohet nga Lazio.

Mesfushori i talentuar serb, Sergej Milinkovic-Savic është shumë pranë largimit nga skuadra e Lazios.

Lojtari ndihet i pakënaqur në “Olimpico” edhe pse kontratën e fundit të rinovimit e nënshkroi në fund të muajit tetor.

Lazio e di shumë mirë se nuk mund ta mbajë në gjirin e vet një lojtar të tillë dhe po bëhet gati që ta shesë në janar për të përfituar sa më shumë nga shitja e tij.

Në garë për Savic janë, Milan, Inter por edhe Juventus. Shuma që duhet shpenzuar për shërbimet e tij është 100 milionë euro dhe Lacio nuk pret ta uli aspak çmimin./ORAinfo/

Komento: