Milan merr lajmin e madh

21:11 | 22 Shkurt 2023

Maignani afër rikthimit nga lëndimi

Mike Maignan e kompletoi tërë seancën stërvitore me skuadrën e Milanit dhe sipas “Gazzetta dello Sport”, ai mund të jetë i gatshëm për duelin ndaj Atalantas, të dielën, dhe kundër Tottenhamit më 8 mars.

Francezi ushtroi në “Milanello” të mërkurën në mëngjes, ndërsa Davide Calabria dhe Ismael Bennacer, kanë vazhduar stërvitjet në mënyrë individuale, bashkë me Alessandro Florenzin.

Maignani nuk ka luajtur për skuadrën e Milanit që prej muajit shtator për shkak të lëndimit në pulpë, sa ishte në detyrë me Francën.

Ai ka munguar në 22 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa nuk u paraqit as në Botërorin e Katarit.

Komento: