Kjaer i gatshëm për përballjen kundër Atalantas.
Mbrojtësi i AC Milanit, Simon Kjaer do rikthehet në aksion për ndeshjen ndaj Atalantas dhe Mario Mandzukic ka nisur stërvitjet me grupin.
Sipas Tuttomercatoweb, Mandzukic është stërvitur me grupin që munguan ndaj Cagliarit, derisa përgatiten ndaj Atalantas, përcjellë lajmi net.
Milan mori lajm të mirë për Kjaer, që u zëvendësua në pjesën e dytë ndaj Cagliarit shkaku i lëndimit.
Por danezi nuk është duke vuajtur nga ndonjë lëndim shumë serioz dhe pritet të rikthehet në ‘zemrën’ e mbrojtjes pranë Pierre Kalulu.
Nga ana tjetër, pritet të mungojë Ismael Bennacer dhe nuk do jetë i gatshëm kundër Atalantas sepse vazhdoi me stërvitje individuale.