Milan merr lajmin e madh pak oara ndeshjes me Atalanten

20:41 | 26 February 2023

Maignan rikthehet në formacionin e Milan në ndeshjen kundër Atalantas, formacionet

Milan me në fund do ta kenë Mike Maignan në gol pas pesë muajve me Rafael Leao dhe Olivier Giroud në sulm, derisa Atalanta i ka bazuar forcat e tyre tek Rasmus Hojlund dhe Ademola Lookman në ndeshjen e këtyre dy skuadrave për vende në Europë

Kuqezinjtë e kanë rikthyer besimin pas fillim të tmerrshëm të vitit 2023, duke bërë tri fitore radhazi 1-0 në Serie A dhe në Ligën e Kampionëve.

Derisa Interi u mposht nga Bologna më herët sot, një fitore për Milanin do të thotë që ata të arrin rivalët e tyre me pikë të përbashkëta në vendin e dytë.

Lajmi më i mirë për vendasit është rikthimi i Maignan në portë për herë të parë që prej 18 shtatorit, pasi që tani ai është rikuperuar tërësisht pas lëndimit që e pësoi gjatë ndeshjes me Kombëtare.

Ismael Bennacer, Davide Calabria dhe Alessandro Florenzi ende janë jashtë aksionit, por Zlatan Ibrahimovic shpreson që ta bëjë paraqitjen e parë prej që bëri operimin e tij në gju në majin e vitit 2022.

Formacioni i Milanit është 3-4-2-1, me Thiaw në mbrojtje, Brahim Diaz dhe Rafael Leao që do ta mbështetin Giroud.

Atalanta është një skuadër e paparashikueshme, në javët e fundit ajo ishte në gjendje ta mposhte Lazion dhe të barazonte 3-3 me Juventusin por po ashtu humbi nga Sassuolo dhe Lecce.

Merih Demiral është i suspenduar, me Hans Hateboer, Duvan Zapata dhe Mario Pasalic që janë të lënduar.

Marten de Roon dhe Giorgio Scalvini janë rikthyer pas suspendimit, por tërë sytë do të jenë të dyshja sulmuese Rasmus Hojlund dhe Ademola Lookman.

La Dea nuk e ka mposhtur Milanin prej fitores së tyre më 2021 në janar, duke pësuar tri humbje të një pas njëshme dhe një barazim 1-1 që ishte në xhiron e dytë të këtij sezoni.

Debakli 5-0 në Bergamo në dhjetor 2019 ka bërë që skuadra e Stefano Piolit të bënte një transformim total që rezultoi me Scudetto të fituar vitin e kaluar.

Formacionet zyrtare:

Milan: Maignan; Kalulu, Thiaw, Tomori; Messias, Tonali, Krunic, Theo Hernandez; Brahim Diaz, Giroud, Leao

Atalanta: Musso; Toloi, Djimsiti, Scalvini; Zappacosta, De Roon, Koopmeiners, Maehle; Lookman, Hojlund, Ederson

Ndeshja fillon në stadiumin San Siro në ora 20:45 në qytetin e Milanit në Itali.

Komento: