Liverpooli refuzon të paguajë klauzolë prej 60 milion euro për Timo Werner, pavarësisht dëshirës së sulmuesit për t’u bashkuar me ta.
Sky Sport raporton se Werner është i gatshëm të nënshkruajë një kontratë me Liverpool dhe të punojë me Jurgen Klopp.
Mirëpo drejtuesit e Premier League megjithatë nuk janë të gatshëm të paguajnë klauzolën e lëshimit prej 60 milion eurosh, e cila do të skadojë në 15 qershor, përcjell ORAinfo.
Kjo ka bërë që Milan të nis përpjekjet për transferimin e sulmuesit gjerman në ‘San Siro’.
Klubi kuq e zi ka qenë i lidhur me një lëvizje për Werner kohëve të fundit, ndërsa pretendimet janë rritur pas zërave se Ralf Rangnick pritet t’i bashkohet Milanit këtë verë.
Sulmuesi gjerman është një nga tre lojtarët që Rangnick dëshiron të sjellë nga Leipzig në Milano, si pjesë e një sulmi 130 milionë euro, me Werner brenda këtij plani.
Mbetet të shihet në vazhdim se cili do të jetë plani i Milanit për sjelljen e ‘bishës’ së sulmit. /ORAinfo/