Milan merr lajmin e mirë pak para ndeshjes me Man Unitedin

09:30 | 18 Mars 2021

Ibrahimoviqi i gatshëm për Milanin ndaj Unitedit

Zlatan Ibrahimoviq pritet të jetë i gatshëm për duelin kthyes të Ligës së Evropës në 1/8 e finales.

Ibrahimoviqi të enjten pritet të jetë i gatshëm për takimin kundër ish-skuadrës, Manchester Unitedit. 39-vjeçari ka stërvitur me pjesën tjetër të ekipit.

I ka munguar Milanit në katër duelet e fundit, por më në fund do të jetë i gatshëm për urdhrat e trajnerit Stefano Piolit.

Manchester Unitedi dhe Milani barazoi 1:1 në ndeshjen e parë të zhvilluar në “Old Trafford” para një jave.

Komento: