Milan merr lajmin e mirë para ndeshjes kundër Cagliarin – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Milan merr lajmin e mirë para ndeshjes kundër Cagliarin

10:42 | 18 Janar 2021

Skuadra e AC Milan do ndeshet me Cagliarin në kuadër të xhiros së 18-të të Serie A.

Pas lajmit se Hakan Calhanoglu dhe Theo Hernandez kishin rezultuar pozitivë, skuadra e Milanit ishte vënë në alarm, flitej se edhe ndeshja ndaj Cagliarit mund të mos zhvillohej, pasi që lojtarët kishin pasur kontakt me skuadrën, transmeton lajmi.

Sipas “SkySportItalia”, tani, pas një testimi të dytë, e gjithë skuadra e Milan, ka rezultuar negative.

“Rossonerët” janë nisur për në ishullin e Sardenjës ku do të ndeshen me skuadrën e Cagliarit.

Ndeshja do të zhvillohet sot në orën 20:45.

Komento: