Chelsea pritet të luajë ndaj Milanit me tri mungesa të mëdha
Wesley Fofana, N’Golo Kante dhe Hakim Ziyech nuk u stërvitën sot në Cobham përpara udhëtimit të Chelseat në Milano.
Blutë do të vizitojnë kampionët e Serisë A nesër (e marte) në San Siro, një javë pas fitores 3-0 në “Stamford Bridge”.
Football-London raporton se tre lojtarë të Chelseat nuk morën pjesë në seancën e sotme në terrenin stërvitor të Chelseat: Fofana, Kante dhe Ziyech.
Ky i fundit kishte zëvendësuar Kai Havertzin në pjesën e dytë të fitores 3-0 të Chelsea ndaj Wolves të shtunën, por nuk mundi të hynte në skuadër për ndeshjen e nesërme në “San Siro”.
Chelsea tashmë ka arritur në Milano, derisa do të zhvillojnë edhe një stërvitje në stadiumin e Rossonerëve.
Kuqezinjtë u stërvitën edhe në mëngjes në Milanello, pa yllin e tyre Charles De Ketelaere i cili po përballet me një problem muskulor. Megjithatë, Junior Messias është rikthyer dhe do të jetë në dispozicion kundër bluve.