Milan merr lajmin e mirë para ndeshjes me Romën

22:35 | 23 October 2020

Calhanoglu mund të kthehet kundër Romës.

Sky Sport Italia ka raportuar sonte se Milan është duke bërë gjithçka që ta rikuperojë Hakan Calhanoglu në kohë që ai të jetë gati për ndeshjen e Milanit kundër Romës të hënën

Calhanoglu pati një lëndim në gju gjatë stërvitjeve këtë javë dhe humbi ndeshjen kundër Celtic në Europa Ligë.

Sky Sport Italia ka treguar që turk është duke punuar individualisht në Milanello dhe kuqezinjtë shpresojnë në mrekulli pasi që po tentojnë ta kthejnë atë kundër Romës në San Siro.

Media ka shkruar se është menduar që ai do të jetë larg 10 ditë, që do të thoshte se ai do të mungonte kundër Romës dhe Sparta Pragës.

Mesfushori ka pasur një sezon të mirë deri me tani ku në shtatë ndeshje ka shënuar katër gola dhe ka bërë tre asiste.

Komento: