Shefi ekzuktiv i Sassuolo, Giovanni Carnevali, , ka shfrytëzuar mundësinë për të parë ndeshjen mes ekipeve të të rinjve të Milanos dhe Fiorentinës.
Menaxheri i përgjithshëm i klubit ka vërejtur disa lojtarë të rinj të Milanit si Torrasi, Capanni, Sala ose Bellanova përcjell ORAinfo.
Por, ai ka dhënë një lajm të keq për rossonerët.
Drejtori i Neroverdi foli edhe për Calciomercato.com në lidhje me tregun e transferimeve të janarit dhe disa nga lojtarët e tij.
“Nuk ka ndonjë shans që AC Milan të nënshkruajë Sensi ose Duncan në janar, asnjë prej tyre nuk do të largohet në këtë treg të transferimit”, ka thënë ai./ORAinfo/