Milan merr një lajm fantastik në prag të ndeshjes me Sampdorian

15:47 | 11 Janar 2019

Lucas Paqueta është lojtari brazilian që së fundi nënshkruajti kontratën me rossonerët. Ai pritet që debutimin e tij në këtë skuadër ta bëjë nesër në ndeshjen kundër Sampdorias.

Gattuso ka vendosur që Paqueta të startojë në ndeshjen e javës së 16-të të kupës së Italisë, përcjell ORAinfo.

Mediat italiane flasin se formacioni I mundshëm I milanit për nesër mund të jetë: Reina; Conti, Musacchio, Romagnoli, Rodriguez; Kessie, Bakayoko, Paqueta; Castillejo, Higuain, Calhanoglu

Menaxheri i Milanit Gennaro Gattuso do të zbulojë disa nga zgjedhjet e tij taktike në orët e ardhshme kur do të takohet me mediat për konferencën
klasike të shtypit para ndeshjes./ORAinfo/

Komento: