Milan merr një lajm katastrofal para ndeshjes me Juventusin

13:26 | 11 Janar 2019

Suso ka marrë një lëndim gjatë sesionit të trajnimit të këtij mëngjesi në Milanello.

Sky Sport raporton se spanjolli nuk do të jetë thirrje për ekipin e Milanit për ndeshjen e Coppa Italia kundër Sampdoria, përcjell ORAinfo.

Rossonerët do të përballen me Juventusin në Superkupën Italiane në Jeddah më 16 janar, por Suso është pezulluar për ndeshjen dhe Gattuso shpreson të rimarrë atë për ndeshjen tjetër të Serie A kundër Genoa më 21 janar.

Suso është mesfushori më i mirë i Milanit dhe mungesa e tij do të jetë një hendikep i madh për Milanin.
Për Milanin në këtë ndeshje prittet të inkuadrohet trnasferi i ri nga Brazili, Paqueta. /ORAinfo/

Komento: