Milan merr një lajm të mirë

18:09 | 07 Tetor 2021

Simon Kjaer, ka thënë se është i hapur për vazhdimin e kontratës me Milanin.

Duke folur gjatë detyrës ndërkombëtare me Danimarkën, mbrojtësi, marrëveshja e të cilit skadon në vitin 2022, tha për shtypin se ai është i gatshëm për të qëndruar te Milanin, përcjell ORAinfo.

“Unë nuk jam më afër një rinovimi me Milanin, por jam akoma jashtëzakonisht i lumtur që do të luaj për Rossonerët.

“Ndihem mirë, më pëlqen të luaj dhe të shijoj jetën në Milano. Klubi e di pozicionin tim. Kur duan të zgjidhin çështjen, ata e dinë se mund të më telefonojnë”,ka thënë Kjaer./ORAinfo/

Komento: