Milan merr një lajm të mirë para deribit me Romën

14:44 | 21 Tetor 2020

Do të ishte e drejtë të thuhet se ka pasur mjaft diskutime në lidhje me një gjest që mbrojtësi Milanit, Davide Calabria bëri gjatë fitores në derbin të së shtunës ndaj Interit.

Calabria ngriti gishtin e mesit në drejtim të zyrtare të Interit. Në media u pohua se ai mund të përballej me një pezullim si rezultat i gjestit të pahijshëm, përcejll ORAinfo.

Calabria i shpëtoi dënimit edhe të gjyqtarit meqenëse gjesti është vërejtur vetëm nga kamerat televizive.

Në të vërtetë, OneFootball raporton se si gjykatësi sportiv vendosi të mos sanksionojë 23-vjeçarin fare dhe për këtë arsye ai do të jetë në dispozicion të Stefano Pioli për ndeshjen të hënën 26 kundër Romës. /ORAinfo/

Komento: