Milan merr super-lajmin para ballafaqimit me Lazion

13:58 | 10 Prill 2019

Milani po përballet me lëndime të lojtarëve.

Lucas Paqueta dhe Gianluigi Donnarumma u lënduan, por duket se portieri italian është rikuperuar, përcjell ORAinfo.

Braziliani do të mbetet akoma jashtë për disa javë: trauma e kyçit të këmbës së shtrembëruar ka nevojë për më shumë kohë për t’u shëruar.

Ndërsa portieri tashmë mund të jetë i gatshëm të shtunën kundër Lazios.

Ai ka ende pak kohë për t’u rikuperuar përfundimisht dhe të kthehet në aksion në San Siro. Sigurisht, nëse ai nuk jep garanci, Gennaro Gattuso nuk do ta vendosë atë.

Është e qartë nëse Donnarumma është rikuperuar plotësisht, do ta shohim përsëri nga minuta e parë kundër Lazios. /ORAinfo/

Komento: