Milan merr vendim për Castillejon

23:59 | 08 Shtator 2021

Samu Castillejo, do të qëndrojë në AC Milan të paktën deri në janar, raporton Calciomercato.

CSKA Moska ishte në bisedime për ta nënshkruar atë, por Rossonerëve nuk u bëri përshtypje oferta e tyre për ta marrë atë në huazim pa paguar një tarifë,përcjell ORAinfo.

Ekipi rus nuk do të përmirësonte ofertën e tyre, kështu që bisedimet kanë dështuar, ndërsa Castillejo nuk ishte i bindur që CSKA ishte klubi i duhur për të./ORAinfo/

Komento: