Milan merr vendim për të ardhëmn e Florenzit

13:04 | 06 Mars 2022

Alessandro Florenzi erdhi të Milan si huazim nga Roma me mundësi blerje.

Ai me paraqitjet e tij ka arritur t’i binë drejtuesit kuq e zi për ta mbajtur edhe për një sezonë në ‘San Siro’.

Mbrojtësi i djathtë me përvojë ka bërë 24 paraqitje për kuqezinjtë këtë sezon dhe gjithashtu ka gjetur rrjetën një herë.

Ishte një gol i bukur nga gjuajtja e lirë kundër Empolit dhe duhet thënë se paraqitjet e tij kanë qenë shumë solide, përcjell ORAinfo.

Sipas MilanLive, Milani është gjithnjë e më i bindur se mbajtja e Florenzit edhe për një sezon është lëvizja e duhur, veçanërisht pasi Davide Calabria mbetet zgjedhja e parë.

Për të shpenguar italianin, kuqezinjtë duhet t’i paguajnë vetëm 4.5 milionë euro Romës.

Nuk duhet përjashtuar një zbritje, aq më tepër që Florenzi nuk është pjesë e planeve të Romës për të ardhmen dhe pas pak ditësh mbush 31 vjeç.

Do të ishte një nënshkrim i mirë edhe pa zbritjen, duke pasur parasysh atë që kemi parë këtë sezon nga lojtari italina. /ORAinfo/

Komento: