Milan merr vendim për të ardhmen e Ibrahimovic

12:49 | 25 Shkurt 2020

Zlatan Ibrahimoviç mund të mbetet në San Siro edhe nëse Milani nuk kualifikohet në Champions League vitin e ardhshëm.

Milan thuhet se po punon për zgjatje të marrëveshjes aktuale gjashtëmujore, e cila përfshinte një mundësi automatike rinovimi në rast të kualifikimit për garën më prestigjioze të Evropës.

Por një raport nga Tuttosport pretendon se ish-futbollisti i kombëtares suedeze mund të jetë i hapur për të nënshkruar një marrëveshje të re me kuqezinjtë, përcjell ORAinfo.

Milani aktualisht është nëntë pikë pas Atalantës së vendit të katërt dhe drejtorët Paolo Maldini dhe Zvonimir Boban do të duhet të ulen me 38-vjeçarin për të gjetur një marrëveshje që ai të qëndrojë në San Siro.

Ndërkohë, Calciomercato raporton se Simon Kjaer është afër për ta bërë lëvizjen e tij të qëndrueshme këtë verë.

Lojtari danez mbërriti në huazim nga Sevilla këtë dimër dhe tashmë është vendosur në mbrojtjen e Milanit.

Lojtari mund të nënshkruajë për 2.5 milionë euro, pasi raporti pretendon se Milani janë të kënaqur me kontributin e tij deri më tani dhe janë të gatshëm ta mbajnë ish mbrojtësin e Atalanta në Giuseppe Meazza. /ORAinfo/

Komento: