AC Milan e ka njoftuar agjentin e Mateo Musacchio se mbrojtësi do të lejohet të largohet këtë verë dhe nuk do të ofrohet një marrëveshje e re.
Forma e lojës së Musacchio në Milano ka pësuar rënie gjatë disa muajve të fundit dhe agjenti i lojtarit dha një intervistë të gjatë së cilës ai shprehu zhgënjimin për trajtimin e kuqezinjve të klientit të tij, përcjell ORAinfo.
La Gazzetta dello Sport raporton se Milani tani e ka njoftuar agjentin e Musacchio se ata nuk do t’i ofrojnë atij një marrëveshje të re, me kontratën e tij aktuale të skaduar në qershor 2021.
Nëse një ofertë prej 8-10 milionë euro arrin gjatë verës,Musacchio do të largohet nga ‘San Siro’.
Sipas mesiave, interesim për 29 vjeçarin kanë shprehur Sevilla dhe Valencia. /ORAinfo/