Milan merr vendim të keq për lojtarët

14:53 | 06 Nëntor 2020

Milan në bisedime me lojtarët për uljen e pagave.

Skuadra italiane, Milan, do t’ju kërkojë lojtarëve uljen e pagave për 20% për shkak të krizës së shkaktuar nga pandemia COVID-19.

Kuqezinjtë kanë deklaruar humbje prej 195 milionë euro gjatë sezonit 2019/20, do të jetë skuadra e parë në Seria A që do të fillojë bisedimet me lojtarët për uljen e pagave.

Në mars, lojtarët e Juventusit kanë pranuar kolektivisht që të ulin pagën, të cilët i kanë siguruar klubit rreth 90 milionë euro.

Presidenti i ligës italiane Paolo Dal, ka paralajmëruar që klubet janë drejt falimentimit pasi që qeveria së fundmi ka refuzuar që të iu ndihmojë atyre.

Klubet italiane duhet të gjejnë një alternative për t’i ulur shpenzimet e tyre, dhe Milani do të tentojë që të ulë deri në 20% pagat, ndërsa edhe klubet tjera do të bëjnë të njëjtën gjë në të ardhmen e afërt.

Gjithashtu, rosonerët janë në bisedime për të vazhduar kontratën e Gigio Donnarummas dhe Hakan Calhanoglu të cilëve iu përfundon kontrata në verën e ardhshme.

Komento: