Milan merr vendim të madh për super lojtarin

16:31 | 04 Shtator 2019

Milani shpërblen Bonaventuran.

Milan po përgatitet t’i ofrojë një kontratë të re mesfushorit Giacomo Bonaventura.

Mesfushori italian, Giocomo Bonaventura, mund ta zgjasë qëndrimin te Milan, pasi do t’i ofrohet një kontratë e re, gjithnjë sipas ‘Calciomercatos’, përcjell lajmi net.

Marrëveshja ekzistuese e 30 vjerçarit me Milanin skadon në fund të sezonit të ardhshëm, por është trajneri Marco Giampaolo, që dëshiron qëndrimin e lojtarit.

Bonaventura ende nuk ka regjistruar paraqitje për Milanin në sezonin 2019/2020.

30 vjeçari, te Milan është transferuar në vitin 2016, nga skuadra e Atalantës.

Komento: