Milan merr vendim të papritur për futbollistin 32-vjeçar

17:42 | 07 Dhjetor 2018

Mbrojtësit të Milanit, Ignazio Abate thuhet se do të i ofrohet një kontratë e re.

Sipas Tuttosport, Milan ka qenë i impresionuar nga paraqitjet e fundit të Abates- si një qendër-mbrojtës , kështu që një zgjatje e kontratës së tij nuk mund të përjashtohet përcjell ORAinfo.

32-vjeçari ishte lënë shumë anash, por tani duket se gjërat kanë ndryshuar pasi që po shihet si një shtyllë kyçe e Rossonerëve në mbrojtje qendrore ku paraqitje të mirë pati kundër Lazios dhe Parmas.

Ish-mbrojtësi i Kombëtares italiane u kthye në San Siro më 2009 dhe ka vazhduar të bëjë 294 paraqitje për Diavolo, duke fituar një Scudetto dhe Supercoppa./ORAinfo/

Komento: