Milan merr vendim të papritur për Silvan – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Milan merr vendim të papritur për Silvan

10:42 | 23 Maj 2019

Milan do të kërkojë marrëveshje të mundshme për të lejuar Andre Silva në një lëvizje larg nga San Siro.

Sulmuesi portugez u huazua në Sevilla verën e kaluar në një përpjekje për të ndihmuar atë të vazhdonte zhvillimin e tij.

Ndërsa Sevilla kishte ndërmend ta nënshkruajë një marrëveshje të përhershme me të më herët, por forma e lojtarit u përkeqësua gjë që ndikojë që klubi spanjoll të heq dorë nga lojtari.

Fabrizio Romano e kupton se agjenti i Silva Jorge Mendes është i prirur për të ndihmuar klientin e tij të largohet, pasi Sevilla me të vërtetë nuk po kërkon të nënshkruajë lojtarin në mënyrë të përhershme, përcjell ORAinfo.

Mendes po përpiqet të transferojë klientin e tij në Spanjë dhe Premier League, por asgjë nuk ka dalë ende. Milan do ta shesë lojtarin në verë dhe Mendes do t’i ndihmojë ata në këtë srejtim.

Ai është i gatshëm të sigurohet që Silva të shkojë në një klub tjetër vetëm kur ofrojnë një lojtar në një marrëveshje shkëmbimi me Milanin.

Ai është duke eksploruar mundësitë dhe asgjë nuk është konkrete për shkak të së ardhmes së pasigurt të drejtorit sportiv Leonardo. /ORAinfo/

Komento: