Milan merr vendimin e fundit për transferimin e yllit të madh

08:41 | 26 July 2019

Skuadra e Milanit nuk do ta bëjë pjesë të saj Dejan Lovren.

Milan ka hedhur poshtë mundësinë për transferimin e Dejan Lovren në ‘San Siro’.

‘Rossonerët’ kanë vendosur të tërhiqen nga gara për të nënshkruar me reprezentuesin kroat.

‘Gazzetta dello Sport’ shkruan se Milan kanë vendosur të heqin dorë nga Lovren.

Sipas gazetës, janë dy arsye që kanë shtyrë Milanin të marrë këtë vendim, njëri ka të bëjë me arsyet ekonomike dhe tjetra për arsye personale.

Duket se Milan tani janë të interesuar për mbrojtësin e Manchester Cityt, Nicolas Otamendi, për të cilin janë të gatshëm të shpenzojnë deri në 20 milionë euro.

Komento: