Desti bind Milanin pas paraqitjeve në Katar
Te Milani kanë marrë vendim për të ardhmen e mbrojtësit të djathtë, Sergino Dest. Ekipi italian do ta bëjë të përhershëm transferimin e Destit, të cilin e huazoi para fillimit të këtij sezoni nga Barcelona.
“Calciomercato” raporton se te Milani janë ndarë të kënaqur me paraqitjet e Destit në Kampionatin Botëror, ku ishte njëri prej lojtarëve më të dalluar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
SHBA-ja, u eliminua në 1/8 e finales në turneun e Katarit, ndërsa Dest ishte titullar në tri prej katër ndeshjeve të luajtura.
Për transferimin e plotë të Destit, Milani do të paguajë 20 milionë euro dhe amerikani muajin tjetër do të firmos kontratë afatgjate me ekipin italian.