Milan mori vetëm një barazim në shtëpi kundër Romës të hënën në mbrëmje.
AC Milan do të jetë pa Gianluigi Donnarumma dhe Jens Petter Hauge për të paktën dy ndeshjet e ardhshme.
Kjo pasi një ditë me parë Donnarumma, Hauge dhe tre anëtarë të stafit stërvitor kanë dalë pozitiv me COVID-19.
La Gazzetta dello Sport raporton sot se të dy lojtarët janë ndjerë mirë, janë asimptomatikë dhe tashmë janë në karantinë në shtëpi sipas protokollit të vendosur, përcjell ORAinfo.
Sidoqoftë, duke qenë se Milani tani ka pasur mjaft raste COVID me Leo Duarte, Zlatan Ibrahimovic dhe Matteo Gabbia që të gjithë kishin virusin, Milani tani rrezikon një situatë ‘flluske’.
Ky është një sistem izolimi që do të detyrojë lojtarët, stafin teknik dhe mjekësor të qëndrojnë në qendrën sportive Milanello për të paktën dhjetë ditë.
Ajo është parë nga Lega dhe CTS si një mundësi e fundit, dhe për momentin Milani do të jetë në gjendje të përdorë sistemin e izolimit për çdo lojtar tjetër që është i infektuar.
Donnarumma dhe Hauge do të humbin dy ndeshjet e ardhshme kundër Sparta Praha dhe Udinese, të planifikuara për të Enjten dhe të Dielën, dhe shpresojnë të dalin negativ në kohën më të shkurtër të mundshme. /ORAinfo/