Milan mori një lajm të mirë

17:43 | 03 Nëntor 2020

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli ka marrë një lajm të mirë.

Lojtari në formë Samu Castillejo do të jetë i gatshëm për ndeshjen e së enjtes kundër Lille.

Spanjolli vuajit nga një dëmtim i muskujve, mirëpo sot është shfaqur në stërvitje, përcjell ORAinfo.

Ai mungoi të dielën në ndeshjen që Milan e zhvilloi kundër Udinese.

Spanjolli sot ka marrë pjesë në stërvitje me pjesën tjetër të ekipit, duke duke sugjeruar që ai do të jetë në dispozicion për ndeshjen e së enjtes në Europa League. /ORAinfo/

Komento: