Milan mposht Bolognan, mbetet lider në Serie A

22:51 | 27 August 2022

Rossonerët kanë arritur një fitore të rëndësishme ndaj Bolonjës.

AC Milan ka shënuar fitore me rezultat të pastër 2:0 ndaj Bolognas në kuadër të javës së tretë në Serie A.

Tifozët në “San Siro” u dësh të prisnin minutën e 21-të për të shijuar golin e parë në takim.

Ishte Leao i cili realizoi pas një asistimi nga De Ketelaere. Rezultati u dyfishua nga Olivier Giroud, i cili u asistua nga Leao.

Me këtë fitore, Milan merr primatin në tabelë me shtatë pikë pas tri xhirove. Në anën tjetër, Bologna bie në pozitën e 17-të me vetëm një pikë të grumbulluar.

Komento: