Milan mposht Sampdorian, merr kreun e tabelës

15:01 | 13 Shkurt 2022

Milan me fitore minimale ndaj Sampdoria.

Liderët e Serie A tashmë quhen Milan.

Skuadra ‘Rossoneri’ është ngritur në krye të tabelës së Serie A, pas fitores minimale 1:0 ndaj Sampdoria, shkruan lajmi.net.

Fatin e këtij takimi e vendosi anësori portugez, Rafael Leao, me golin e minutës së tetë. Në këtë gol, ai u asistua nga portieri Maignan.

Milan janë tani skuadra lidere, por Inter ka një ndeshje më pak të luajtur.

‘Rossoneri’ numërojnë 55 pikë në pozitën e parë në tabelë, kurse Inter ka 54 e Napoli 53.

Skuadra e Sampdoria mbetet me 23 pikë të grumbulluara në 25 ndeshje të luajtura.

Komento: