Milani fiton dhe ngjitet në pozitën e tretë.
Milani ka regjistruar fitoren e tretë radhazi në Serie A dhe është ngjitur në pozitën e tretë në tabelë.
Kampionët në fuqi italianë fituan në udhëtim kundër Hellas Veronas, në ndeshjen e vlefshme për javën e dhjetë – shkruan Gazeta Express.
Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “Marc’Antonio Bentegodi” përfundoi me rezultatin 1:2.
Miguel Veloso (9’ – autogol) dhe Sandro Tonali (81’) shënuan për fitoren e “Rossonerëve”.
Kurse, golin e vetëm për vendasit e shënoi Koray Gunter (19’).
Milani pas kësaj fitore ka 23 pikë dhe tani është i treti në tabelë, me një pikë më pak se Atalanta dhe dy më pak se lideri, Napoli.
Hellas Verona ndodhet në pozitën e 18-të me pesë pikë.