Milan ka fituar në ndeshjen miqësoren kundër Feronikelit.
Ka përfunduar miqësorja historike për futbollin kosovar, Feronikeli – Milan.
Gjiganti evropian i futbollit, Milan, ka mposhtur Feronikelin në miqësoren e luajtur në ‘Fadil Vokrri’, me rezultatin 0:2.
Goli i parë në këtë takim u realizua nga gjuajtja e lirë, në minutën e 26’, nga Suso, shkruan lajmi.net.
Pjesa e dytë tregoi edhe një tjetër gol, saktësisht në minutën e 58’, kur realizonte Fabio Borini.
E vetmja e metë e kësaj miqësore historike ishin tribunat e zbrazura, që me gjasë ishin pasojë e çmimeve të larta për biletat.
Gjithsesi, skuadra e Milan u nderua edhe jashtë fushave të blerta, pasi tifozët e kësaj skuadre në Kosovë, ishin kujdesur që t’i jepnin një pritje të ngrohtë.
Milan është gjiganti evropian i parë që ka luajtur një ndeshje në Kosovë, duke i bërë një nder të madh futbollit dhe skuadrave tona kosovare.