Në merkato Milan tashmë i ka sytë nga e ardhmja.
Siç raporton Tuttosport, Milan ja ka vënë syrin 18 vjeçarit të Vasco De Gama, Talles Magno i cili gjithashtu është pjesë e Brazil U-17.
Përveç Milanit për të janë të interesuar edhe Juventus dhe Liverpool.
Sulmuesi ka një kontratë me skuadrën braziliane deri në vitin 2022 dhe qysh prej tani ai ka një çmim prej 30 milionë eurosh.
Për Milanin kjo duket të jetë pengesa e parë në këtë merkato pasi transferimet e mëhershme kanë qenë më të lira mirëpo edhe për këtë transferim Rossonerët duken të vendosur ta çojnë deri në fund.