Milan mposhtë minimalisht Empolin, mbajnë kreun e tabelës

22:46 | 12 Mars 2022

Rossonerët kanë arritur një fitore shumë të rëndësishme.

Milani arrin të marrë pikët e plota, në ndeshjen e xhiros së 29-të në Seria A, ndaj Empoli.

Milani arkëtoi pikët e plota, pas fitores minimale 1:0, ndaj Empoli.

‘Rossonerët’ kishin kontrollin gjatë gjithë ndeshjes, por golin e gjetën vetëm në minutën e 19` me anë të francezit Pierre Kalulu.

Milani ishte skuadër më e mirë në këtë takim, kishin edhe posedimin e topit dhe rastet për të shënuar, por vetëm një e konkretizuan, shkruan lajmi.net.

Empoli nuk arriti t`i shkaktojë probleme ekipit të Stefano Piolit. Milani edhe përkundër fitores minimale, arkëtuan pikë shumë të rëndësishme në garën për titull të Seria A.

Ata janë në vendin e parë me 63 pikë gjithsej, pesë më shumë se Interi, por ata kanë dy ndeshje më pak, ndërsa Empoli janë në pozitën e 13 me 32 pikë.

Komento: