Milan mund ta humb Championsin, kjo është arsyeja e dhimbshme!

08:29 | 03 Prill 2019

Milan ka arritur vetëm barazim mbrëmë kundër Udinese në kadër të xhiros së 30-të në Serie A.

Jo vetëm barazimi i mërziti drejtuesit dhe trajnerin e Milanit.

Në këtë ndeshje klubit ‘Kuq e Zi’, ju lënduan dy lojtarët kyq të ekipit, Lucas Paqueta dhe Gigio Donnarumma, përcjell ORAinfo.

Paqueta e la ‘San Siron’ në paterica, pasi ai e shtrembëroi kyçin e këmbës. Sipas raporteve të fundit, ai nuk ka gjasa të rikthehet me kohë për ndeshjen kundër Juventusit.

Sa për Gigio Donnarumma, ai zbriti në fushë me probleme muskulare në këmbën e tij të djathtë, dhe së shpejti do t’i nënshtrohet testeve për të parë shkallën e lëndimit.

Nërsa janë edhe tre lojtarë të Milanit që po vazhdojnë të vuajnë nga lëndimet.

Kessie vuan nga një lëndim në gju, Suso përballet me një lëndim në këmbë, ndërsa Conti ka problem muskulare, duke mbejtur gjithashtu jashtë fushës për momentin.

E lëndimi i lojtarëve kyq në pjesën e fundit të sezonit mund t’ia rrezikojnë seriozisht vendin e katër Milanit, i cili e dërgon atë në Ligën e Kampionëve. /ORAinfo/

Komento: