Milan- Napoli, befasi në formacionet zyrtare – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Milan- Napoli, befasi në formacionet zyrtare

19:56 | 29 Janar 2019

Sonte në San Siro zhvillohet ndeshja çerekfinale ndërmjet Milanit dhe Napolit.

Të dyja këto skuadra do të tentojnë të sigurojnë pjesëmarrje në gjysmëfinale, duke qenë se është ndoshta mundësia më reale për të fituar trofe, pasi Juventusi nuk po lëshon pe në Serie A.

Partenopei janë 11 pikë prapa liderit në kampionatin italian, derisa Rossonerët mbajnë vendin e katërt dhe deri në fund të sezonit do ta kërkojnë kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Kupa e Italisë është një mundësi që këto skuadra të përpiqen për të fituar trofe, mirëpo nuk duhet harruar se edhe në këtë garë është kampioni Juventus, po ashtu edhe Interi dhe Roma.

Trajnerët Gennaro Gattuso dhe Carlo Ancelotti i kanë gati formacionet për këtë përballje.

Formacioni startues i Milanit :Milan: G Donnarumma; Abate, Musacchio, Romagnoli, Laxalt; Kessie, Bakayoko, Paquetà; Castillejo, Piatek, Borini

Formacioni startues i Napolit: Meret; Malcuit, Koulibaly, Maksimovic, Ghoulam; Fabian Ruiz, Allan, Diawara, Zielinski; Insigne, Milik.

Komento: