Milan – Napoli, këto janë formacionet e mundshme

19:38 | 13 Mars 2021

Milan – Napoli formacionet e mundshme.

Milan dhe Napoli do të ndeshen nesër në kuadër të xhiros së 27-të të Serie A.

Milan kërkon që të vazhdojë “gjuetinë” për titullin e Serie A, “Rossonerët” kanë përball Napolin në San Siro në ndeshjen e nesërme, transmeton lajmi.net.

Napoli më herët konfirmoi se Amir Rrahmani do mungojë, si pasojë e një lëndimi në muskulin femural të këmbës së djathtë.

Për Milanin, nuk do jenë të gatshëm, Ibrahimovic, Bennacer, Mandzukic dhe Rebic.

Për Napolin do mungojë, Rrahmani, Ghoulam dhe Petagna.

“Rossonerët” qëndrojnë në pozitën e dytë me 56 pikë, ndërsa Napoli mban pozitën e gjashtë me 47 pikë, përkatësisht pesë pikë larg nga zona e Ligës së Kampionëve.

Formacionet e mundshme të klubeve.

MILAN (4-2-3-1): Donnarumma; Dalot, Tomori, Kjaer, Hernandez; Tonali, Kessie; Castillejo, Calhanoglu, Krunic, 17 Leão.

NAPOLI (4-2-3-1): Ospina, Di Lorenzo, Maksimovic, Koulibaly, Hysaj; Demme, Fabiàn; Politano, Zielinski, Insigne; Osimhen.

Komento: