Milan-Napoli, me këtë formacion Gattuso syonon ta frikësojë Ancelottin – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Milan-Napoli, me këtë formacion Gattuso syonon ta frikësojë Ancelottin

19:50 | 26 Janar 2019

Milani dhe Napoli kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Serie A.

Rossonerët janë nikoqir të napolitanëve në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 21-të në Serie A, e cila zhvillohet në San Siro nga ora 20:30.

Skuadra e Gennaro Gatussos vjen në këtë ndeshje pas dy fitoreve radhazi dhe shpreson ta vazhdojë këtë seri pozitive edhe ndaj Napolit.

Në anën tjetër, skuadra e Carlo Ancelottit gjithashtu ka formë pozitive në ndeshjet e fundit dhe pret rezultat pozitiv nga ky udhëtim.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, ku shqiptari Elseid Hysaj është bankë, ashtu sikurse edhe transferimi i ri i Milanit, Piatek.

Milan: G Donnarumma; Calabria, Musacchio, Romagnoli, Rodriguez; Kessie, Bakayoko, Paqueta; Suso, Cutrone, Calhanoglu

Napoli: Ospina; Malcuit, Albiol, Koulibaly, Mario Rui; Callejon, Fabian, Zielinski, Insigne; Mertens, Milik

Komento: