Milan – Napoli, mungojnë yjet në formacionet startuese

20:33 | 19 Dhjetor 2021

Milan dhe Napoli me mungesa të shumta, formacionet

Milani dhe Napoli do të përballen sonte në një duel të drejtpërdrejt në garë për titull në Serie A dhe humbësi rrezikon të mbetet edhe më mbrapa liderit Inter.

Takimi i javës së 18-të mes Milanit dhe Napolit zhvillohet në San Siro në orën 20:45.

Por të dy skuadrat do të përballen me mungesa të theksuara sonte.

Theo Hernandez, Ante Rebic, Simon Kjaer, Rafael Leao, Davide Calabria, Pietro Pellegri dhe Alessandro Plizzari mungojnë te Milani.

Napoli nuk mund të llogarisë në Mario Rui, Lorenzo Insigne, Kalidou Koulibaly, Victor Osimhen dhe Fabian Ruiz.

Të dy skuadrat po kalojnë nëpër formë të luhatshme në javët e fundit dhe nuk dëshirojnë të humbin edhe më shumë pikë sonte, duke e parë formën e Interit.

Interi është lider me 43 pikë, Milani është i dyti me 39 pikë, ndërsa Napoli i katërt me 36.

Amir Rrahmani i Kosovës është titullar i padiskutueshëm në skuadrën e Lucioano Spallettit.

Milan: Maignan; Florenzi, Tomori, Romagnoli, Ballo-Toure; Tonali, Kessie; Messias, Brahim Diaz, Krunic; Ibrahimovic

Napoli: Ospina; Malcuit, Rrahmani, Juan Jesus, Di Lorenzo; Anguissa, Demme; Lozano, Zielinski, Elmas; Petagna

Komento: