Milan-Napoli, përfundon ndeshja, ky është rezultati – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Milan-Napoli, përfundon ndeshja, ky është rezultati

22:31 | 26 Janar 2019

Milani dhe Napoli kanë luajtur baras 0-0 në ndeshjen derbi të javës së 21-të në Serie A.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të barabartë nga të dyja skuadrat, të cilët patën edhe nga një rast të mirë.

Rasti i parë në ndeshje i takoi mysafirëve, të cilët rrezikuan me anë të Jose Callejon (6′), por goditja e spanjollit u prit nga Gianluigi Donnarumma.

Për Milanin rast të mirë pati Patrick Cutrone (10′), goditja e të cilit shkoi shumë pranë shtyllës.

Në pjesën e dytë, gjithashtu u zhvillua ndeshje e barabartë, por me të dy skuadrat që ishin më kërkuese dhe krijuan më shumë raste.

Te Milani rrezikuan Franck Kessie (49′), goditja e të cilit u bllokua nga mbrojtësit dhe Matteo Musacchio (79′), pati rastin më të mirë, por goditja e tij nga afërsia u ndal nga portieri David Ospina.

Napoli pati raste me anë të Arkadiusz Milik (65′), Piotr Zielinski (67′, 88′), por edhe goditjet e tyre u priten nga Donnarumma dhe ndeshja përfundoi pa gola 0-0.

Pas këtij barazimi, Milani e sheh veten në pozitën e katërt me 34 pikë, ndërsa Napoli i dyti me 47 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Napoli e pret Sampdorian, ndërsa Milani udhëton te Roma.

Komento: