Milan ndalet midis “San Siros”, mposhtet nga Atalanta

20:06 | 23 Janar 2021

Milani mposhtet nga Atalanta.

AC Milan dhe Atalanta janë ndeshur në kuadër të xhiros së 19-të të Serie A.

Milan kërkonte të arkëtonte tre pikë ndaj skuadrës së Atalantes, e cila është njëra nga skuadrat me formën më të mirë në Serie A në vitet e fundit, transmeton lajmi.net.

Këtë ndeshje debutoi edhe Mario Mandzukic i cili u fut në ndeshje në minutën (70’).

Por, mysafirët ishin tejet të disponuar për lojë, fillimisht ishte Robin Gosens i cili dërgoi një diagonale në zonë, nga e cila shënoi Romero (26’).

Pjesa e parë mbaroi me rezultatin 0-1 në favor të Atalantas.

Pjesa e dytë, solli një Milan tjetër. Iniciativa ishte e “Rossonerëve”, por në skenë doli Josip Ilicic i cili ishte lojtari kryesor në këtë ndeshje.

Ilicic shënoi nga penaltia në minutën (53’).

Mysafirët nuk u ndalën me kaq, pasi disa tentativave ku ndër tjerash goditën edhe shtyllën, ata shënuan përsëri.

Duvan Zapata i dha goditjen përfundimtare në minutën (77′).

Rezultati përfundimtar, AC Milan 0-3 Atalanta.

Tani Atalanta qëndron në pozitën e katërt me 36 pikë, ndërsa Milan mban pozitën e parë me 43 pikë total.

Komento: