Milan ndryshon krejtësisht formacionin kundër Udineses

10:45 | 02 Prill 2019

Milan mund të kalojë formacionin në 4-3-1-2 me Lucas Paqueta pas Krzysztof Piatek dhe Patrick Cutrone kundër Udinese këtë mbrëmje.

Milan e pret Udinese pas dy humbjeve rresht dhe Gazzetta dello Sport pretendon se Gennaro Gattuso po përgatitet të lëshojë një sulm të ri.

Piatek do të bashkohej nga Cutrone në një front me dy sulmues, me Lucas Paqueta pas tyre.

Franck Kessie gjithashtu ka gjasa të zëvendësojë Lucas Biglia në mesfushë, në paraqitjen e tij të parë që kur u acarua me Biglian pas zëvdnësimit gjatë derbit Della Madonnina kundër Interit.

Ai gjithashtu shënon një rikthim në epokën e Silvio Berlusconi, i cili nuk bëri asnjë sekret të dashurisë së tij për 4-3-1-2.

Udinese, nga ana tjetër, mundi Genoa 2-0 në ndeshjen e parë me Igor Tudor në krye të skuadrës.

Ish-mbrojtësi i Juventusit pritet të qëndrojë me pothuajse të njëjtën ekip, që do të thotë një tjetër dalje për sulmuesin e Nacho Pussetto, Stefano Okaka dhe Rodrigo de Paul.
Formacionet e mundshme
Milan: G Donnarumma; Kalabria, Musacchio, Romagnoli, Rodriguez; Kessie, Bakayoko, Calhanoglu; Paquetá; Piatek, Cutrone.

Udinese: Musso; Ter Avest, Troost-Ekong, De Maio, Zeegelar; Fofana, Behrami, Mandragora; Pussetto, Okaka, De Paul.

Komento: