Milan ndryshon strategjinë, me këtë formacion paraqitet kundër Lazios

11:59 | 24 Prill 2019

Milan pritet të përdorë formacioni , 3-4-3 kundër Lazios në gjysmëfinale të Kupës së Italisë në San Siro këtë mbrëmje.

Gennaro Gattuso ka përdoruar gjithmonë katër mbrojtës, por kalimi në tre , parasheh vetëm Mateo Musacchio ,Mattia Caldara dhe Alessio Romagnoli në atë pozitë, përcjell ORAinfo.

Ndryshimi i formacionit do të shohë edhe Andrea Conti, Hakan Calhanoglu dhe Fabio Borini sakrifikuar për Diego Laxalt, Davide Calabria dhe Samu Castillejo.

Megjithatë, Lucas Paqueta ka gjasa të fillojë përsëri në stolin e zëvendësuesve, pasi që sapo u kthye vetëm nga një lëndim në gju.

Milan (formacioni i mundshëm): Reina; Caldara, Musacchio, Romagnoli; Kalabria, Kessie, Bakayoko, Laxalt; Suso, Piatek, Castillejo

Lazio (formacioni i mundshëm): Strakosha; Bastos, Luiz Felipe, Acerbi; Romulo, Milinkoviç Savic, Leiva, Luis Alberto, Lulic; Imobile, Correa./ORAinfo/

Komento: