
AC Milan ka ndryshuar strategjinë në lidhje me transferimin e sulmuesit brazilianit Kaio Jorge.
Calciomercato raporton se Milani e konsideron Jorge si sulmuesin e tretë ideal për të sjellë dhe kompletuar departamentin e sulmit përkrah Olivier Giroud përkrah Zlatan Ibrahimovic.
Paolo Maldini dhe Frederic Massara besojnë fuqimisht në cilësitë e lojtarit brazilian dhe kanë arritur një marrëveshje në parim me shoqëruesin e tij mbi një shumë komisioni prej 5 milionë euro nëse ai do të bashkohej falas, përcjell ORAinfo.

Milani kishte paraqitur një shumë në vlerë prej 6 milionë euro kur përfshinte shpërblime për të provuar dhe mposhtur konkurrencën, por Santos dëshiron 10 milionë euro.
Në ndërkohë, pozicioni i Milanit gjithashtu ka ndryshuar pasi ata kanë bërë vlerësime të reja mbi investimin ekonomik që do të bëhet duke pasur parasysh se marrëveshja e tij skadon në 5 muaj.
Kjo është arsyeja pse ata e kanë riformuluar ofertën e tyre në 2-3 milionë euro, duke e rishikuar atë në rënie. /ORAinfo/