Milan në aksion, po synon transferimin e qendërmbrojtësit nga Bundesliga

12:17 | 27 September 2020

AC Milan ka nisur kontakte me agjentin e mbrojtësit të Schalke, Ozan Kabak mbi një lëvizje të mundshme drejt San Siros.

Rossonerët kanë nevojë për të forcuar mbrojtjen e tyre duke qenë se Matteo Gabbia dhe Simon Kjaer janë opsionet e vetme në dispozicion për momentin mes një krize dëmtimesh, përcjell ORAinfo.

Sipas edicionit të së dielës të Tuttosport, përparësia e Milanit në tregun e transferimeve mbetet një mbrojtës qendror.

Ka shumë emra të lidhur aktualisht, por në orët e fundit Ozan Kabak i Schalke 04 është ndër me të kërkuarit.

Raporti shton se Milani është duke kërkuar transferimin e Kabak para 5 tetorit.

Milani ishte i lidhur shumë me një lëvizje për Kabak verën e kaluar, por ai përfundoi duke zgjedhur Bundesligën.

Mbetet të shihet nëse Kabak do t’i bashkohet Milanit këtë verë. /ORAinfo/

Komento: