AC Milan i është ofruar mundësia për të nënshkruar me Jesse Lingard nga Manchester United.
Sipas Calciomercato, Milani ka qëllimin e qartë për të dhënë të paktën katër përforcime për trajnerin Stefano Pioli para se të rifillojë sezoni 2020-21, përcjell ORAinfo.
Drejtuesit e Milanit, Paolo Maldini dhe Frederic Massara i kanë dhënë përparësi rinovimit të Zlatan Ibrahimovic, Gianluigi Donnarumma dhe Hakan Calhanoglu, por ata gjithashtu shikojnë me kujdes sjelljen e lojtarëve të rinj, përcjell ORAinfo.
Midis këtyre transferimeve Jesse Lingard, pasi agjenti i tij Mino Raiola i ka ofruar Milanit mundësinë për të nënshkruar me yllin anglez.
28-vjeçari nuk ka gjetur shumë hapësirë të Manchester United sezonin e kaluar, pasi bëri vetëm 22 paraqitje në Premierligë.
Kontrata e tij skadon në 2021 dhe një vlerësim prej 15 milionë euro i është vendosur atij nga ‘Djajtë e Kuq’.
Milani e ka pranuar mundësinë, por për momentin ata nuk e kanë marrë ende në konsideratë sepse kanë profile të tjera në mendje për të forcuar departamentin e sulmit.
Bisedimet me Raiola kanë vazhduar për ditë të tëra dhe nuk është e përjashtuar që Lingard të mund të diskutohej përsëri për tu transferuar në ‘San Siro’. /ORAinfo/