AC Milan ka tre objektiva kryesore përpara dritares së transferimit të verës.
Kuqezinjtë e përfunduan sezonin me një rikthim të pabesueshëm pas pazuës nga koronavirusi, të pamposhtur të 12 ndeshjeve të ligës, duke përfshirë nëntë fitore dhe tri barazime.
Tani vëmendja është drejtuar te dritarja e ardhshme e transferimit duke tentuar që të jenë me shumë konkurent në sezonin e ri.
Sipas botimit të së hënës të Il Corriere della Sera, qëllimet kryesore të menaxhmentit të Milanit janë një çift mbrojtësish dhe një mesfushor.
Pozicioni i krahut të djathtë është diçka që klubi është i vendosur të adresojë pas paraqitjes së zbehtë të Davide Calabria dhe Andrea Conti këtë sezon, me dy synime në mendje.
I pari është Serge Aurier i Tottenham dhe tjetri është Denzel Dumfries i PSV Eindhoven.
Paolo Maldini gjithashtu dëshirojnë të nënshkruajnë një qendërmbrojtës me Nikola Milenkovic të Fiorentina aktualisht shënjestrën kryesore, ndërsa në mesfushë sytë e Milanit janë te Florentino Luis i Benfica. /ORAinfo/