Milan në aksion, synon transferimin e mbrojtësit nga Barcelona

20:48 | 03 Gusht 2023

Milani synon seriozisht transferimin e Lenglet

La Gazzetta dello Sport raporton se Milani po mendon të bëjë një lëvizje për qendërmbrojtësin e Barcelonës, Clement Lenglet këtë verë.

Giallorossët, të cilët tashmë kanë qenë tepër aktivë në afatin kalimtar të verës, janë në kërkim të një mbrojtësi të ri për të zëvendësuar Matteo Gabbian, i cili iu bashkua Villarrealit në formë huazimi muajin e kaluar.

Milani ka afruar tashmë shtatë lojtarë këtë verë – Luka Romero, Marco Sportiello, Ruben Loftus-Cheek, Christian Pulisic, Noah Okafor, Tijjani Reijnders dhe Samuel Chukwueze – dhe ata tani janë duke punuar për një marrëveshje për Yunus Musah të Valencias.

Gazzetta dello Sport detajon se si Milani është i interesuar për nënshkrimin e Lenglet, duke besuar se ai mund të jetë opsioni i duhur për të forcuar pjesën defanzive të Stefano Piolit.

Qendërmbrojtësi francez nuk është pjesë e projektit të Xavi në Kataluni dhe mund të largohet për rreth 10 milionë euro, duke e bërë atë një opsion të arritshëm për kuqezinjtë.

Juventusi kohët e fundit bëri një lëvizje për Lenglet, por ishte në gjendje të ofronte vetëm një marrëveshje huazimi dhe u largua në objektiva të tjerë.

Komento: