Milan në ankth, Inter po e transferon mbrojtësin rosoner – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Milan në ankth, Inter po e transferon mbrojtësin rosoner

11:58 | 25 Janar 2019

Inter është i vendosur të nënshkruajë me mbrojtësin e Milanit, Cristian Zapata si një agjent i lirë në verën e ardhshme.

La Gazzetta dello Sport raporton se kontrata e kolumbianit përfundon në fund të sezonit dhe për momentin lojtari nuk ka arritur një marrëveshje me Rossonerët të cilët janë duke ofruar një rrogë nën 1.8 milion euro, përcjell ORAinfo.

Interi është në kushte shumë të mira me agjentin e Zapatës, Ivan Ramiro Cordoba, një ish lojtar i Interit dhe Nerazzurët janë të hapur për t’i ofruar mbrojtësit një marrëveshje dyvjeçare me një opsion për sezonin e tretë.

Milan, në anën tjetër, po ofron vetëm një marrëveshje njëvjeçare, jo të mjaftueshme për mbrojtësin 32-vjeçar, i cili do të vendosë të ardhmen e tij në orët e ardhshme. /ORAinfo/

Komento: