Milan në ethe, Donnarumma mund t’i bashkohet njërit nga këto ekipe në verë

13:05 | 26 Shkurt 2020

Gianluigi Donnarumma mund të largohet këtë verë nga Milan. Janë tri ekipe që po këmëngulin në transferimin e portierit italian.

20-vjeçari është me një kontratë që skadon në vitin 2021, do të thotë kuqezinjtë janë të prirur të arrijnë marrëveshje për zgjatje të kontratës përpara se marrëveshja të kalojë në vitin e saj të fundit.

La Gazzetta dello Sport raportoi se një largim në qershor i Donnarummas është opsioni më i mundshëm për momentin, përcjell ORAinfo.

Mediat italiane raportojnë sot se Mino Raiola është i gatshëm të ulet dhe të negociojë rinovimin e klientit të tij me Milanin, por Donnarumma me siguri nuk i mungon admiruesit.

Gazeta pohon se Paris Saint-Germain, Real Madrid dhe Juventus po e mbajnë në vezhim situatën. Po ashtu Chelsea dhe Manchester United kanë qenë gjithashtu të lidhur me transferimin e Donnarummas.

Mbetet të shihet deri në verë se cili do të jetë vendimi i portierit italian. /ORAinfo/

Komento: